U dhunua nga motrat Berisha, flet babai i Klea Prengës: “Drejtësia të veprojë sa më shpejt”

U dhunua nga motrat Berisha, flet babai…

Së fundmi, për dhunën barbare që ushtruan motrat Berisha ndaj Klea Prengës ka folur edhe Mhill Prenga.

I ati i Klea Prengës tha se kjo ngjarje është mjaft e vështirë për të dhe se vajza e tij nuk është ende gati të flasë për mediat, pasi goditja me shishe i ka prekur nervin e buzës së sipërme.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme.”

Gjithashtu, kërkoi që ligji dhe drejtësia të veprojnë sa më parë lidhur me ngjarjen.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit