U dhunua nga policët grekë, nëna e Sajmir Zefit: I kërkoj ndihmë qeverisë shqiptare

U dhunua nga policët grekë, nëna e…

Katër policët grek që dhunuan shqiptarin Sajmir Zefi janë liruar ditën e sotme nga burgu, me justifikimin se kërkuan falje për çka ndodhi. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar nëna e Sajmir Zefit, e cila ka qenë e pranishme dhe është përpjekur t’i ndalojë policët së dhunuari djalin e saj. Në një interviste televizive Angjelina Kovaçi kërkon ndihmë nga populli shqiptar dhe qeveria shqiptare për ta zbardhur këtë ngjarje, të cilën ajo nuk ia uron asnjë nëne ta përjetojë.

Ajo ka treguar se si ndodhi ngjarja atë ditë, duke thënë se policët e godisnin pa ndalur Sajmirin dhe nuk lejonin as nënën dhe as avokatin që të afroheshin.

Çuni im ka dalë në gjyq nga vjet në shkurt ka dalë 10 herë u dënua 12 vjet, kishte për të bërë letrat, për të dalë në prill, më datën 1 mars e kanë sjellë nga Kordhilloi në Koridhallo. Avokati ka thënë që nuk është problem. Në datën 1 e kanë sjellë në 5:00 të mbasdites, çuni më ka kërkuar lekë dhe i kam thënë që nesër ke gjyqin, ndërsa policia tha pasnesër jo në 1 në 2 këmbëngulën për këtë.

Në datën 2 është bërë gjyqi, në 3 e kanë çuar dhe i kanë thënë që është dënuar 5 muaj, e kanë kthyer në burg, ai ka kërkuar të drejtat e veta, e kanë rrahur, e kanë lënë gjithë natën në ujë të ftohtë, i ka patur gjithë rrobat ujë. Nuk shkova në shtëpi, bëra të mundur që ta takonte i ati çunin se ma kërkoi këtë gjë, shkuam te policia, më thanë në 5:00 është takimi, më ktheu shpinën polici, më thotë do ta marrësh në paketë, mendova do ketë vdekur po s’duan të më tregojnë.

 Kthehem shoh 4 policë rreth djalit tim duke e dhunuar, i them ça halli keni, është djali im, e kanë rrahur djalin e kanë nxjerrë jashtë, bërtita, nuk më linin policët të afrohesha, torturat që kanë bërë mbi fëmijën tim, asnjë nënë anembanë botës mos i pafatë. I kërkoj ndihmë të gjithë popullit shqiptar, qeverisë shqiptare që ta nxjerrin në dritë këtë ngjarje që ka ndodhur”, u shpreh ajo.

Angjelina Kovaçi tregon se familja e saj ka ikur që në vitin 1998 në Greqi, dhe për shumë vite me radhë kanë vuajtur, ndërsa tani që morën veten iu duhet të përballen me këtë gjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit