U dhunua nga policia në Burrel/ Përkeqësohet gjendja e Violeta Ricës, dërgohet drejt Tiranës

U dhunua nga policia në Burrel/ Përkeqësohet…

Violeta Rica u dhunua dy ditë më parë Policia Bashkiake e Burrelit dhe ajo e Shtetit. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në fshatin Bushkash të Matit dhe gruaja u dhunua gjatë aksionit për prishjen e murit rrethues të banesës së prindërve të saj. Ajo u shtura fillimisht në spitalin e Burrelit por gjendja shëndetësore është përkeqësuar.

Mësohet se Violeta Rica është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranës mesditën e kësaj të shtune. Familjarët e saj thanë se është nisur në mesditë me ambulancë nga spitali i Burrelit, pasi ka shfaqur të vjella dhe gjendje të rënduar shëndetësore.

Më kanë marrë me forcë nga muri i avllisë dhe më kanë qitë jashtë territorit dhe më kanë futur me forcë në furgon dhe aty më kanë ushtruar forcë. Ishin shumë policë. Kam qenë pa ndenja dhe nuk e kam kuptuar veten se ku kam përfunduar. Vetëm më kanë ushtruar forcë policët. Katër burra më kanë marrë peshë prej murit të avllisë“-ka thënë Violeta pas ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit