U dhunua nga punonjësi i rrugës, prifti ortodoks në Lezhë: U thashë kujdes se prishni shtëpinë time, ai më mori shkopin e më qëlloi

U dhunua nga punonjësi i rrugës, prifti…

Prifti ortodoks në Lezhë, Koço Kapedani u dhunua fizikisht nga punonjësi i rrugës.

Në videon e publikuar në mediat, dukej se si një person i veshur me uniformën e punëtorit të rrugës, qëllon me një send priftin e moshuar.

Në një intervistë për News 24, Kapedani ka thënë se punëtori ishte duke punuar me ekskavator afër shtëpisë së tij dhe  shkoi për t’u thënë që të kishin kujdes me punimet pasi mund të dëmtonin banesën e tij.

Në këtë moment, ai thotë se punëtori i ka marrë shkopin dhe e ka qëlluar.

“Një punëtori po punonte afër shtëpisë sime me ekskavator. Po punonin betonin në themel

U thashë kujdes se prishni shtëpinë time. Ai më mori shkopin dhe më qëlloi. Policët më thonin fale, unë e fala”,- ka thënë prifti ortodoks Koço Kapedani./NewsBomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit