U dhunua për votat/ Dalipaj: Gjithë natën kam pasur dhimbje, ndihem i braktisur nga pushteti

U dhunua për votat/ Dalipaj: Gjithë natën…

ditën e djeshme, një burrë, punonjës i komunales në Patos është dhunuar barbarisht pasi ka refuzuar të plotësojë një formular, në të cilin do të deklaronte votën për të gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Sipas Bato Dalipajt, formulari i është vënë në dispozicion nga eprori i tij Petrit Pëllumbi, që pas refuzimit, është bërë edhe dhunuesi i tij.

Ndërkohë, sot nga ambientet e spitalit të Fierit, ku pret që ti bëhet ekspertiza mjekoligjore, Dalipaj është shprehur se gjithë natën e ka kaluar me dhimbje të forta koke. Ai thotë se ndihet i braktisur nga të gjitha institucionet shtetërore.

Pushteti nuk mund të merret me dhunë, nuk më ka kontaktuar njeri dhe as më kanë kërkuar ndjesë. Ndihem i braktisur, shteti duhet që të reagojë. Gjithë natën jam gdhirë me dhimbje, familjarët e mi janë shumë të revoltuar”, është shprehur Dalipaj.

Prej kohësh, punonjës dhe drejtues sektorësh kanë dëshmuar se janë të vënë nën presion për mbledhje dhe deklarime votash, në të kundërt do t’u duhet të bënin gati dorëheqjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit