U dyshua për bombë! Çfarë u gjend brenda çantës pranë ambasadës ruse

U dyshua për bombë! Çfarë u gjend…

Një çantë e dyshimtë ka shkaktuar panik në zonën pranë ambasadës ruse në kryeqytet, por fatmirësisht u mësua shumë shpejt se brenda saj kishte vetëm rroba dhe dyshohet se ishte harruar gabimisht aty.

Policia e Shtetit e lajmëruar nga punonjësit e ambasadës kanë shkuar në vendngjarje dhe rrethuan zonën.

Punonjësit e ambasadës ishin alarmuar nga dyshimet se brenda saj mund të kishte bombë.

Forcat xheniere shkuan në vendngjarje dhe pas verifikimeve panë se brenda saj kishte veshje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit