U ekzekutua me Ardian Çollakun/ Gruaja e Lulzim Bitrit: Nuk kishte konflikte me askënd

U ekzekutua me Ardian Çollakun/ Gruaja e…

Pas ekzekutimit të Lulzim Bitrit ka ardhur edhe reagimi i gruas së tij. Në një dalje televizive, ajo  është shprehur se kishin marrë kredi për të jetuar pasi kohët e fundit, Lulzimi ishte pa punë. 

Bashkëshortja:

Ishte shumë e vështirë, dhimbje shumë e madhe. Ishte shumë befasi, shokuese, nuk e prisnim, ai kurrë nuk ka pasur konflikte.

Nuk dua të dal në konkluzione po nuk dua të besoj se ka qenë atentat se mund t’ia bënin në mes të lagjes. Ai ikte dhe vinte natën, ka më shumë se 1 vit pa makinë. Kushëriri i Lulit e ka marrë tek shtëpia, më tha se kishin shkuar për të pirë kafe, ishte takuar rastësisht me Ardianin dhe i qëlluan me plumba. Luli ka marrë vetëm një plumb në zemër. Përmendin fise e njerëz të tjerë që nuk i njohim dhe nuk e di a mbajnë përgjegjësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit