U ekzekutua me breshëri plumbash në Durrës, ky është 32-vjeçari

U ekzekutua me breshëri plumbash në Durrës,…

Viktima Ilir Kuçi dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Ky është Jetmir Bregu, i njohur dhe me emrin e dytë Ilir Kuçi, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, teksa parkonte makinën pranë shtëpisë së tij.

32-vjeçari fillimisht mbeti i plagosur, por më pas humbi jetën në spitalin rajonal të Durrësit.

32 vjeçari dyshohet se është ndjekur nga autorët, te cilët kishin studiuar çdo lëvizje të tij, dhe mbrëmjen e djeshme e kanë qëlluar për vdekje. Bregu është qëlluar nga mbrapa, teksa parkonte makinën. Ai ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

Burimet bëjnë me dije se viktima njihej në qytetin bregdetar si një person problematik dhe me rekorde kriminale, shkruan newsbomb.al. Ai shoqërohej gjithashtu dhe me persona me rekorde të theksuara kriminale, kryesisht për drogë. Në vitin 2011, Jetmir Bregu është dënuar për kanosje. Ai ka qenë i dënuar dhe në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Një nga pistat e vrasjes së tij, në të cilën po heton Policia, ështe dhe prishja e pazareve të drogës.

Viktima Ilir Kuçi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit