U ekzekutua me karikator automatiku, del fotoja e viktimës në Vlorë

U ekzekutua me karikator automatiku, del fotoja…

Fotoja e mësipërme e siguruar nga Opinion.al është e Shkëlzen Velajt, 35-vjeçarit i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa tentonte që të hynte në banesën e tij në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55, në  lagjen “24 Maji”, në Vlorë. 35-vjeçari Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit, ndërsa në momentin që ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. Plumbat në drejtim të 35-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, të cilat i shkaktuan vdekjen. Sakaq, atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.

Ndërkohë pas ekzekutimit autorët janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Babicë, ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur.
Kujtojmë se 35-vjeçari, Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 Prill të 2015-ës./Opinion.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit