U ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani, shqiptari pronar i një biznesi në Shijak

U ekzekutua me plumb në kokë në…

32-vjeçari Mario Muka është shqiptari, i cili humbi jetën mbrëmjen e të hënës në Gjermani. Ai u ekzekutua në një atentat. Autorët i bënë pritë dhe më pas e qëlluan me 4 plumba, dy prej të cilëve e kapën në kokë, duke i marrë jetën direkt.

Mësohet se Muka kishte emigruar drejt Gjermanisë katër vite më parë, në 2018-ën, ndërsa në vendin tonë ishte pronari i pike karburanti në Shijak. 32-vjeçari shqiptar ka qenë duke u kthyer në banesë, me një biçikletë, në momentin kur është sulmuar nga dy persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit