U ekzekutua me silenciator, detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë

U ekzekutua me silenciator, detaje të reja…

Detaje të reja bëhen të dituar mbi ekzekutimin e të riut në Vlorë natën e Fitër Bajramit. Kristian Breshanaj u qëllua për vdekje disa metra larg banesë së tij në minutat e para të 24 majit.

Deri në këto momente policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit, por shoqëroi disa persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Breshanaj, ishte kthyer para 3 muaj nga Belgjika dhe pas kthimit në Shqipëri ai nuk ishte i punësuar, dhe shumicën e kohës e kalonte në shtëpi.

Në minutat e para të ditës së 24 majit, 25-vjeçari po shkontë në banesën e tij, që ndodhet në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se i riu është qëlluar me një armë zjarri me silenciator dhe autorët e krimit kanë qenë të maskuar. I riu është zënë në befasi nga autorët e krimit, të cilët pas ekzekutimit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, pas kryerjes së ceremonisë mortore të 25-vjeçarit dhe gjithashtu ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të zonës.

Kujtojmë se pas ekzekutimit të Kristian Breshanajt, policia gjeti të shkrumbuar një automjet “BMW” me targa greke dhe brenda tij u gjet një armë e llojit kallashnikov.

Aktualisht pistat e hetimit janë fikusuar tek jeta dhe veprimtaria e tij në Belgjikë, por edhe ajo e të vëllait i cili jeton në Amerikë. Kristiani ishte djali i një mjeku të njohur në Vlorë, dhe një tjetër pistë është pikërisht vrasje për shkak të detyrës së të atit.

Në fakt Kristian Breshanaj rezulton se është arrestuar në vitin 2014 së bashkë me shokun e tij Nasho Alushi ndërsa drejtonin një mjet tip “Volkswagen” me targa AA 225 AN, brenda së cilët u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa.

Të dy të rinjtë në atë kohë 20 dhe 22 vjeçarë u arrestuan në kushtet e flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi Breshanaj nuk dispononte as leje drejtimi. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit