U ekzekutua me silenciator në mes të Tiranës, kush është viktima i njohur si 'Padrino i drogës'?

U ekzekutua me silenciator në mes të…

Mëngjesin e sotëm u ekzekutua me armë te piramida një 66-vjeçar i quajtur Behar Sofia.

Ky i fundit është i njohur si ‘Padrino i drogës” në Shqipëri, pasi ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe veprimtari të tjera kriminale.

Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Gjatë kësaj ngjarje ka qenë i pranishëm edhe Behar ose Fatmir Sofia, të cilit i është vënë shpesh eksploziv bizneseve të tij.

Këto biznese i ka pasur afër stadiumit Dinamo të Tiranë, por tashmë nuk i ka më.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç,  i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit