U ekzekutua me tre plumba në Elbasan, në vendin ku ndërroi jetë Pjerin Xhuvani vendosen lule e qirinj

U ekzekutua me tre plumba në Elbasan,…

Në vendin ku u ekzekutua ditën e djeshme Pjerin Xhuvani në Elbasan,  janë vendosur sot lule dhe qirinj.

Një një video të publikuar nga TopChannel, duket një banor i zonës  ka vendosur një lule dhe një qiri, më pas është larguar me biçikletë.

Çfarë ndodhi dje?

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar ditën e djeshme me armë zjarri. Dosja.al ka mësuar se Xhuvani ka marrë tre plumba në trup, por ai pranë zemrës i mori jetën dhe e la të vdekur. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit