U ekzekutua me tre plumba në fytyrë, dyshime se Briken Sanajn e tradhtuan persona të besuar

U ekzekutua me tre plumba në fytyrë,…

Për 39-vjeçarin Briken Sanaj i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pak ditë më parë tek “Kodra e Diellit” janë bërë me dije detaje të reja.

Ka dyshime se të riun e nxorrën në pritë persona të besuar. Atë e njihnin në zonë me emrin Anton Gjini. Kjo jo rastësisht pasi ky është emri i kushëririt të tij i cili u martua ditën e diel në Lezhë dhe pronar i banesës në rezidencë.

Sipas burimeve, i riu është vëzhguar nga persona që kishin dijeni për ardhjen e tij nga Italia. Dyshohet se knaë qenë katër personat që kanë marrë pjesë në azentat. Dy atentatorë, një person i tretë që i largoi me makinë pasi e dogjën dhe një i katërt që ka pasur rol vëzhgues.

Hetuesit janë të bindur se krimi është kryer nga vrasës profesionistë me pagesë nga një distancë e afërt.

Pista që po hetohet është po ashtu edhe ajo e hakmarrjes pasi vëllai i viktimës Renato Sanaj ka plagosur 10 vite më parë Gentian Kolën për një vajzë. Familjet lezhjane u futën në gjak dhe që atëherë nuk u bë i mundur pajtimi i gjaqeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit