U ekzekutua në Gjermani, shqiptari me të shkuar kriminale

U ekzekutua në Gjermani, shqiptari me të…

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se të shtënat me armë zjarri janë shënuar rreth orës 20:00.

Sipas mediave të huaja viktima është rreth 40 vjeç dhe në momentin e atentatit po lëvizte me biçikletë. Sipas policisë, ai u qëllua me plumb në pjesën e pasme të kokës.

Policia është vënë në kërkim të autorit ose autorëve, pasi ende nuk është përcaktuar se sa ishin edhe pse dëshmitarë janë shprehur se kanë parë dy persona. Sipas mediave të huaja autori kishte një të shkuar kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit