U ekzekutua në krye të detyrës, trupa policore shqiptaro-amerikane i jep 15 mijë dollarë familjes së Saimir Hoxhës

U ekzekutua në krye të detyrës, trupa…

Saimi Hoxha është nënkomisari i cili u ekzekutua në krye të detyrës pak ditë më parë nga një 21-vjeçar. Pas vrasjes së policit nga Aldi Rama, i cili qëlloi veten për vdekje pas vrasjes, trupa policore shqiptaro-amerikane ka dhuruar një shumë parash për familjen Hoxha, e cila humbi djalin e saj, nënkomisarin Saimir Hoxha.

Në momentin që u vra, polici po zhvillonte një operacion antikanabis në Lezhë, paraditen e 28 shtatorit. Paratë janë dorëzuar në familjen e nënkomisarit të ndjerë, i cili la pas të shoqen dhe dy djem të mitur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit