U ekzekutua në Laç! Para 10 vitesh Roli plagosi një 22-vjeçar, djemtë e tij trafikantë droge

U ekzekutua në Laç! Para 10 vitesh…

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 08:45, në dalje të qytetit të Laçit, në vendin e quajtur Sanxhan, u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni i njohur i kësaj zone, Rakip Roli i njohur ndryshe edhe si Pilot Rroli.

Mbiemri Roli është i njohur në zonë pasi kanë disa biznese, përfshirë mjetet e transportit të rëndë, si dhe një pikë materialesh ndërtimi, por janë mbiemër i lakuar edhe për policinë. Në vitin 2011, Roli u arrestua pasi plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar, Gjithashtu edhe djemtë e tij, Emiljan dhe Sokol Roli janë emra të njohur për ‘blutë’ e zonës, pasi në vitin 2017, janë akuzuar për trafik droge.

Ndërkohë për atentatin e sotëm bëhet e ditur se autorët të cilët qëlluan mbi Rolin kanë qenë dy persona ende të pa identifikuar, ndërsa i kanë bërë pritë makinës së biznesmenit dhe më pas e kanë qulluar për vdekje. Ajo çka bëhet e ditur është edhe se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera duke shkaktuar edhe aksident në këtë zonë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkakun.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit