U ekzekutua në lokalin e tij, Bledar Muça i martuar me mbesën e “Mustaqekuqit” të “Hakmarrjes për Drejtësi”

U ekzekutua në lokalin e tij, Bledar…

Bledar Muça, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në ambientet e lokalit të tij në qendër të qytetit të Lushnjës, rezulton një person pa precedent kriminal.

Muça nuk rezulton si një njeri problematik në Lushnjë. Ai rezulton i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.

Bleçar Muça, pronar i bar “Pedonale” u ekzekutua sonte me armë zjarri në lokalin e tij në qendër të qytetit të Lushnjes.

Ekzekutimi mafioz ndodhi në ambientet e bar “Pedonale”, në pronësi të viktimës. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dhe 5 persona të tjerë, konkretisht: Judin Velo, 32 vjeç; Ervis Tafa; Sara Liçi, 24 vjeçe; Majlinda Gjyla, 66 vjeçe dhe Eksara Sauli, 26 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit dyshohej se janë plagosur rastësisht dhe nuk kanë lidhje me viktimën, por burimet kanë informuar për Fax News se Judin Velo është vëllai i bashkëshortes së viktimës, pra kunati i tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjes, i cili ndodhet në qendër të qytetit, ku lëvizja e njerëzve ka qenë e madhe në momentin kur pati të shtëna.

Autorët e ngjarjes, pasi kanë qëlluar me breshëri nga një automjet tip “Golf” janë lërguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Policia ka mundur të gjejë automjetin që dyshohet se është përdorur prej tyre të djegur në afërsi të fshatit Thanasaj në Lushnjë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes. Janë ngritur postblloqe dhe po kërkohet për autoret e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit