U ekzekutua nga 17-vjeçari për gjakun e derdhur të babait, publikohet foto e viktimës

U ekzekutua nga 17-vjeçari për gjakun e…

Në datë 24 janar, u regjistrua një ngjarje tragjike në Lezhë, teksa një 17-vjeçar ekzekutoi me armë zjarri një shtetas 60-vjeç. Florian Përvathi është autori i ngjarjes, ndërsa është personi që shihni në foto. I mituri mori hak ndaj babait të tij të cilin e humbi kur ishte vetëm 5-vjeç. Në vitin 2009 Ndue Lekgjonaj (vëllai i Lekë Lekgjonajt) është vetëdorzuar në polici pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi. Si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë. Për aksidentin me makinë të djalit të viktimës dhe plagosjen e të afërmit të këtij të fundit. Tragjedia u thellua kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj, dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.

Ky është Lek Lekgjonaj i cili u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së vëllait i cili 13 vite më vrau babin e Florian Pervathit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit