U ekzekutua sot në Peqin, vëllai i 35-vjeçarit ndodhet në burg për vrasje

U ekzekutua sot në Peqin, vëllai i…

Gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Gjoçaj Peqin u regjistrua një vrasje me armë zjarri, teksa i vrarë mbeti një 35-vjeçar. Ky i fundit i identifikuar si Albi Bashalliu është gjetur i vrarë në rrugë, ndërkohë që policia po heton për gjetjen e autorit/ autorëve të vrasjes. Ndërkohë vëllai i viktimës së sotme, është arrestuar për një vrasje të ndodhur në muajin qershor po në Peqin. Leonard Bashalliu vrau me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, në ambientet e një lokali. Dyshohet se vrasja e sotme ka ndodhur për motive hakmarrje, dhe kjo është një nga pistat ku është duke hetuar policia.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit