U emërua këshilltar i Gramoz Ruçit, reagon Knut Fleckenstein: Jam i lumtur!

U emërua këshilltar i Gramoz Ruçit, reagon…

Ish raportuesi për Shqipërinë I BE-se Knut Fleckenstein ka reaguar për herë të parë pasi u emërua këshilltar për Integrimin i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi. Në një postim në Twitter, Knut shkroi:

“I lumtur që do të filloj të punoj drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit Presidentit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi presim bashkëpunimin me të gjithë palët e interesuara.”

Fleckenstein është eurodeputet gjerman i cili jo pak herë është atakuar me opozitën shqiptare në kohën kur ishte raportues për Shqipërinë e humbi pozicionin e tij në Parlamentin Evropian gjatë zgjedhjeve të shkuara dhe me sa duket i është ofruar një post mjaft i rëndësishëm në Shqipëri, ku do këshillojë kryekuvendarin Gramoz Ruçi për çështjet e Integrimit në BE.

Eurodeputeti mbahet mend për përplasjet me ish-kryeministrin Sali Berisha i cili e akuzoi si të lidhur me rusët pas “një me the të thashë” ne distancë mes 2 personaliteteve.

Fillimisht ishte Berisha që ndezi debatin kur deklaroi në studion e Artur Zhejit se: Erdhi ky në Tiranë, Knuti në verë dhe takoi shoqërinë civile. 5 organizata, që të 5-ta të sponsorizuara nga Soros dhe u tha mos u mërzisni se Saliun e nxisin rusët. Ndërkohë që vetë i ka lidhet me rusët vetë të dokumentuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit