U emërua në tetor 2020, dorëhiqet drejtori i Kadastrës së Durrësit

U emërua në tetor 2020, dorëhiqet drejtori…

Rezart Elmazi, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dorëhiqet nga detyra. Mësohet se sot pritet që në vend të Elmazit të emërohet dhe drejtuesi i ri.

Elmazi u emërua në këtë detyrë në tetor të vitit 2020, duke zëvendësuar Artur Çobanin. Ish-kreu i Kadastrës së Durrësit vinte nga disa përvoja të mëparshme, si drejtues i Kadastrës në Vlorë dhe Kamëz.

Arsyeja e dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra nuk dihet ende, ndërsa sot pritet të emërohet drejtuesi i ri. Viola Hima thuhet se do të jetë drejtuesja e re e ASHK-së së Durrësit por njoftim zyrtar nuk ka ende.

Ndërkohë dje, lëvizje ka pasur dhe në Kadastrën e Pogradecit. Drejtori i komanduar Genti Mahmutaj është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Ela Toçka.

Newsbomb.al mëson se edhe në Drejtoritë e tjëra të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pritet të ketë ndryshime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit