U emërua nga Manstriliu, kunata e Çuçit në krye të QSUT-së

U emërua nga Manstriliu, kunata e Çuçit…

Pas zgjedhjes së Enkelejd Jotit në krye të RTSH, Ogerta Manastirliu ka emëruar në krye të QSUT-ës, Albana Fico, kunatën e Bledi Çuçit. Lajmin e bën të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

Postimi i Manastirliut:

Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta. 

Nuk dihet ende se kush do të emërohet në krye të ISHP-së me këtë lëvizje të Ficos drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Fico ka mbajtur një profil të lartë publik në dy vitet e fundit, pas shfaqjes së pandemisë, dhe ka qenë pjesë e Komitetit të Ekspertëve për menaxhimin e situatës Covid.

Tashmë asaj i është besuar nga qeveria një post i ri menaxherial, siç është drejtimi i qendrës më të madhe spitalore në vendin tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit