U fejuan në mars të 2019, ndahen Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues

U fejuan në mars të 2019, ndahen…

Mediat e huaja sipas një raportimi të fundit bëjnë me dije se Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues janë ndarë. Çifti shumë popullor dhe mjaft i dashur për të gjithë, u fejuan në mars të 2019 dhe raportohet se zyrtarisht janë ndarë, raporton Page Six. “Ai tani është në Miami duke u përgatitur për sezonin e bejsbollit dhe ajo po xhiron filmin e saj në Republikën Dominikane”, tha një burim. Çifti u pa muajin e kaluar duke u qetësuar në Republikën Dominikane, por duket se dashuria e tyre nuk është më ekzistente. Përpara lajmit të ndarjes së tyre, Rodriguez postoi një foto të tijën në një varkë pa Lopezin në mediat sociale. Alex Rodrigues i propozoi kur ata ishin me pushime me një unazë diamanti me prerje smeraldi prej 1 milionë dollarësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit