U filmua duke i vendosur cigare elektronike foshnjës/ Nëna: Nuk e dija që po filmohesha

U filmua duke i vendosur cigare elektronike…

Video kur një nënë i fut në gojë cigare elektronike foshnjës së saj ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka marrë shumë kritika. Nëna e djalit 11-muajsh, ka reaguar pas kësaj dhe ka thënë se ishte një incident, por nuk e dinte që po filmohej në atë moment. Përveç kritikave të shumta në rrejtët sociale, nëna britanike u shoqërua në polici dhe oficerët po kryejnë kontrolle në shtëpinë e saj.

News.com.au ka treguar se rrjeti ka shpërthyer edhe në mallkime ndaj saj. Pasi në klip ajo dëgjohet  i kërkuar foshnjës “a dëshiron të provosh?” . Nga pamjet e publikuara shihet një grua duke qeshur teksa foshnja nxjerr avujt toksikë.

Por, pavarësisht kritikave dhe videove që qarkullojnë nëna e fëmijës ka thënë që ajo ishte një shaka për kripë, por në të vërtet ajo nuk ka dashur ta lëndojë djalin e saj. “Do të doja të mos e bëja, ishte një shaka pa kripë, por kurrë nuk doja ta lëndoja. Nuk do ta lëndoja kurrë”, tha ajo për gazetën.

Policia po vazhdon hetime, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë masë ndaj saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit