U fut nga stoli, Armando Broja protagonist në supersfidën e çmendur me 8 gola

U fut nga stoli, Armando Broja protagonist…

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Armando Broja është bërë protagonist mbrëmjen e së djelës në supersfidën e javës në Premier League mes Chelsea dhe Manchester Cityt, e cila përfundoi në barazimi 4-4.


Broja u aktivizua në minutën e 90’ dhe minuta më vonë arriti të fitonte 11-metërshin që vendosi barazimin e ndeshjes. Një hap pozitiv për sulmuesin kuqezi, i cili nuk është grumbulluar nga Sylvinho për ndeshjet e nëntorit.


Për sa i përket sfidës, mund të quhet si ndeshja më e bukur në vitet e fundit në futbollin anglez.


Ishte Manchester City që shënoi i pari me anë të një penaltie të Haland, ndërsa Chelsea arriti të barazoi ndeshjen me anë të Silvas, ndërsa Sterling i dha avantazhin bluve të Londrës. Por pjesa e parë do të përfundonte në baraspeshë pasi Akaji shënoi në fund.


Pjesa e dytë nisi me gol për City, ku Haaland gjeti golin e dytë personal, ndërsa Jackson shënoi golin e 3-3 për “blutë e Londrës”.


Ndërsa të gjithë mendon se City e fitoi ndeshjen falë golit të Rodri, por ishte penaltia e fituar nga Broja dhe shënuar nga Palmer që mbylli sfidën.


Me këtë barzim Manchester City ruan vendin e parë, ndërsa Chelsea rënditet në pozitën e 10 të tabelës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit