U fut për të shpëtuar kolegët nga zjarri/ Familjarët e Arjan Salës akuza shtetit: Po digjet brenda, këta se nxjerrin dot

U fut për të shpëtuar kolegët nga…

Familjarët e Arjan Salës kanë akuzuar forcat zjarrfikëse se nuk kanë ndërhyrë në mënyrën e duhur për të shpëtuar 33-vjeçarin e bllokuar brenda magazinës tek zona e ish-Doganës.

Në një prononcim për mediat, një prej kushërinjve të tij ka vënë alarmin se zjarrfikësit nuk kishin as elektrikë për mjergull, ndërsa theksoi mungesën e ambulancës në rast se i riu që ka mbetur brenda në magazinë del gjallë.

Nuk kanë mjete dhe pajisje, prandaj nuk futen dot që të nxjerrin viktimën. Zjarrfikëset nuk kanë as syze as gaz që të futen brenda. Ja shiheni. Si do veprohet? Ai ndoshta është gjallë, ndoshta ka vdekur. Se dimë. Zjarrfikësja nuk hyn dot brenda. Zjarrin e mora vesh pasdite dhe kemi që dje këtu. Ky është shteti, nuk kanë as elektrik mjegulle. Në duhet të vrasim veten si kushërinj se nuk po nxjerrim dot nga flaka. Ai po digjet brenda dhe ne nuk po nxjerrim dot. Këtu s’ka ardhur asnjë ambulancë. Po doli gjallë, me çfarë do e çojnë në spital? Po digjet personi brenda, shteti në heshtje,”-tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit