U fut për të vjedhur në Bashkinë e Durrësit, 27-vjeçari: Hyra të merrja ndonjë kompjuter ta shisja

U fut për të vjedhur në Bashkinë…

Policia e Durrësit ka arrestuar një  27-vjeçar të identifikuar si Xhilson Kallmacaku. Mësohet se shtetasi në fjalë në orët e vona të mbrëmjes tentoi të hynte në ambientet e bashkisë së Durrësit për të grabitur. Ndërkohë në dëshminë e tij, i arrestuari ka deklaruar se nuk kishte për qëllim të vidhte dokumente apo gjëra të tjera të kësaj natyre, por vetëm kompjuterë për t’i shitur. 

Xhilson Kallmacaku:

Jo, nuk kisha për qëllim të vidhja dokumente apo gjëra të kësaj natyre. Thjesht kisha nevojë për para dhe hyra të merrja ndonjë kompjuter ta shisja. Përfitova nga rasti që bashkia po rikonstruktohet dhe janë montuar skela. Nëpërmjet skelave tentova të futesha brenda nga kati i dytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit