U fut për të vjedhur në bashkinë e Durrësit, e pëson keq 27-vjeçari

U fut për të vjedhur në bashkinë…

Policia e Durrësit ka arrestuar një  27-vjeçar  me iniciale Xh.K. Ky i fundit në orët e vona të mbrëmjes tentoi të hynte në ambientet e bashkisë të këtij qyteti për të grabitur.

Policia Durrës:

Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit