U gjet e pajetë në Laprakë, gruaja vuante nga skleroza. Djali me probleme të shëndetit mendor

U gjet e pajetë në Laprakë, gruaja…

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në Laprakë.

67 vjeçarja Veronika Ramadani, u gjet e vdekur brenda banesës së saj.

Policia ka shoqëruar në komisariat djalin e saj, 45 vjeçarin Julian Zisi, për të sqaruar rrethanat e vdekjes së nënës.

Juliani mësohet se kohët e fundit ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe epileptik.

Gjithashtu, edhe nëna e tij, kohët e fundit kishte nisur të vuante nga skleroza, si pasojë edhe e moshës.

Fqinjët shprehen se i kishin dëgjuar të debatonin një ditë më parë, ndërsa në shpesh raste aty kishte përfunduar edhe policia për të shuar konfliktin mes të dyve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit