U gjet e plagosur me armë dy muaj më parë, lëshohet në fluturim ‘shqiponja e malit’

U gjet e plagosur me armë dy…

Lëshohet në fluturim të lirë shqiponja e malit, simboli emblematik kombëtar.

Kjo shqiponjë është gjetur e plagosur me armë zjarri përpara 2 muajsh në zonën e Skraparit,ku nuk ishte në gjendje të fluturonte.

Rehabilitimi i saj u bë i mundur në Parkun Kombëtar të Divjakës ndërkohë që një tjetër veçanti është se, për herë të parë shqiponjës i vendoset në GPS.

Sipas specialistëve do ti japë një panoramë të plotë të dhënash sesi jeton ajo, si ushqehet dhe në çfarë zonë lëviz dhe sa territor bën të sajën, ashtu siç do të shikohet se në qoftë se i kalon kufijtë e Shqipërisë apo jo.

Shpendë të tilla sipas specialistëve, vitet e fundit janë mjaft të rrezikuara nga persona që i gjuajnë me armë zjarri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit