U gjet e varur në shtëpinë e saj, e moshuara mbërrin e pajetë në spital

U gjet e varur në shtëpinë e…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Mësohet se një 81 vjeçare është gjetur e varur në shtëpinë e saj. Viktima është konstatuar nga familjarët të cilët thonë se e moshuara ka vrarë veten.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2021, rreth orës 18:55, në Spitalin e Pogradecit ka mbërritur e pa jetë, shtetasja S. Sh., 81 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila është gjetur nga familjarët e saj e vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit