U gjet e vdekur me shkrime në trup/ Halla e viktimës dorëzon në polici laptopin dhe emrat e miqve

U gjet e vdekur me shkrime në…

Evgjeni Baxho, humbi jetën në mënyrë misterioze, dy ditë më parë, ku fillimisht u tha se shkak ishte një infeksion në dhëmballë.

Policia e Tiranës po heton për ngjarjen ndërkohë që detaje të reja dalin në dritë lidhur mbi ngjarjen.

Sikundër raportohet ditën e sotme në polici është paraqitur halla e 23-vjecares.

Kjo e fundit ka dorëzuar një laptop, që përdorej nga mbesa e saj të cilën kjo e fundit e kishte lënë në shtëpinë e hallës së saj, disa ditë përpara se të ndërronte jetë.

Po kështu halla e viktimës ka dorëzuar në polici edhe një listë me emrat e miqve të mbesës, me qëllim që ata të pyeten nëse kanë dijeni për diçka që mund të ketë lidhje me shkakun e vdekjes së të resë.

Ekspertët mjeko-ligjor ende nuk kanë dalë në një konkluzion në lidhje me shkakun e vdekjes së 23-vjeçares.

Paraprakisht, analizat kanë nxjerrë se 23-vjecarja ka pasur komplikacione në mushkëri. Po ashtu, ajo ka pasur edhe një infeksion të rëndë në dhëmballë, për të cilin po mjekohej me antibiotikë prej 10 ditësh.

Policia ka sekuestruar në banesën e saj disa medikamente dhe receta të lëshuara nga mjekë. Ndërkohë, pritet raporti përfundimtar mjeko-ligjor për të zbuluar shkakun e vdekjes së saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit