U gjet e vdekur me simbole të çuditshme në trup: Dikush e nxiti të vetëvritet

U gjet e vdekur me simbole të…

Evgjeni Baxho, 23 vjeçarja nga Delvina që u gjet e vdekur afro 4 muaj më parë në shtëpinë e saj, në Delvinë, dyshohet se është “nxitur të vetëvritej”. Fillimisht u tha se ajo kishte vdekur nga infeksioni në dhemballë, por më vonë në trupin e saj u gjetën disa simbole fetare.

Ky informacion konfirmohet nga anëtarë të grupit të hetimit që bazuar në informacionet e agjentëve, kanë konfirmuar që Evgjeni Baxho mbrëmjen kur ndërroi jetë u takua nga një person i seksit mashkull, por që ende nuk është identifikuar se cili është ai.

Prokuroria po heton komunikimet që 23 vjeçarja nga Delvina kishte ditët e fundit kur edhe kishte deklaruar se ishte sëmurë. Ato tregojnë se vajza po ndiqte një rit, i cili nuk dihet ende se cili është, shkruan Top Channel. Hetuesit nisën kërkimet për të zbuluar simbolet e dyshimta në trupin e saj dhe dhe disa simbole të tjera te shpërndara në dhomën ku jetonte e reja.

Me rëndësi për hetimin janë edhe bisedat me personin i cili e udhëzon se kë të takojë dhe kur ta takojë.

Të gjitha bisedat e sekuestruara janë 36 fletë formati a4 thanë burimet, ndërsa vajza rrëfehet me këtë person – numri i të cilit është blerë në tregun e zi – duke treguar gjithçka për jetën dhe familjen.

Ky shtetas që është përshkruar nga fqinjët si personi që hyri në shtëpinë private të Evgjeni Baxhos,  në një moment i shkruan se do të ndjente që energjitë do t’i binin, por ky nuk ishte fundi, ndërsa e këshillon se nuk duhet të takonte askënd dhe të mos fliste me askënd.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit