U gjet i masakruar në pyll, Bledar Dedja prej dy vitesh në një lidhje jashtëmartesore

U gjet i masakruar në pyll, Bledar…

Para disa ditësh u gjet i masakruar me thikë në një pyll në Itali 39-vjeçari shqiptar Bledar Dedja. Ndërkohë së fundmi detaje të reja janë zbardhu lidhur me vrasjen e tij. Mësohet se Dedja ka qenë në një lidhje jashtëmartesore prej dy vitesh me një 30-vjeçare shqiptare. Romanca mes tyre ka nisur në një aplikacion njohjesh.

Ka qenë vetë 30-vjeçarja ajo e cila ka pranuar se ka qenë në një lidhje me shqiptarin. 30-vjeçarja u gjurmua nga hetuesit pasi këta të fundit analizuan telefonin e viktimës ku shqiptarja ishte në mesin e shumë personave që Dedja kishte komunikuar.

Dyshimet janë se Dedja bënte një jetë të dyfishtë pasi ai ishte i martuar.  Ka dyshimet se ai ishte përdorues i rregullt i aplikacioneve të njohjeve online, që i finalizonte me takime, por dyshime ka po ashtu se ai mund të ketë pasur njohje me disa gra të tjera.

Bledar Dedja u gjet i masakruar me thikë në pyjet e Paderno del Grappa dhe sipas autopsisë, ai është goditur më shumë se 20 herë me thikë. Deri më tani për ngjarjen nuk ka asnjë të arrestuar, teksa autoritet italiane hapën pistën e krimit të pasionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit