U gjet i mbytur në Vlorë, i riu nga Fieri kishte 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania

U gjet i mbytur në Vlorë, i…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me viktimën e gjetur pa jetë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Ai u idenifikua mbrëmjen e djeshme si Sokol Shyte, 22-vjeç me origjinë nga Fieri, por banues në Tiranë.

Ekspertiza ligjore konstatoi edhe disa hematoma në kokë, duke ngritur dyshimet se ai mund të dhunuar para se të hidhej në det.

Burime për media bëjnë me dije se ai ka qenë një person i qetë dhe se kishte 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania.

Familjarët kanë kërkuar drejtësi, duke thënë se djalin e kanë vrarë.

I riu u gjet dy ditë më parë i pajetë në Vlorë, por që arriti të identifikohej dje, pasi  policia publikoi tatuazhet që kishte në dorë 22-vjeçari, si mënyrë për ta identifikuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit