U gjet i mbytur tre ditë më parë, 59-vjeçari banonte i vetëm

U gjet i mbytur tre ditë më…

Policia ka dhënë detaje për trupin e pajetë të një personi i cili është gjetur pak ditë më parë në bregdetin e Durrësit. Personi mendohet se është mbytur që në 6 shkurt të këtij viti. Personi i gjetur i mbytur është A.I.

NJOFTIMI:

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më datë 06.02.2021 se në orën 07:30, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull i paidentifikuar, ju njoftojmë se nga specialistët e Stacionit së Policisë Plazh, ky shtetas është identifikuar si A. I., 59 vjeç, i cili banonte i vetëm në Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit