
Ditën e sotme, është gjetur i ngrirë nga i ftohti një i ri maroken në oborrin e xhamisë Dragostunjës në Librazhd.
Marokeni u gjet nga Hoxha i fshatit Dragostunjë, i cili ishte në gjendje kritike për jetën.
Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje dhe i riu i ngrirë u identifikua si Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku. Sipas mjekëve, këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.