U gjet i pajetë në malin e Moravës, 27-vjeçari kishte ndërruar jetë 3 ditë më parë nga i ftohti

U gjet i pajetë në malin e…

Pas ngjarjes në malin e Moravës, ku u gjet i pajetë një sirian, hetimet kanë zbardhur detaje të reja. Ajo çka bëhet e ditur, është se i ndjeri mund të ketë ndërruar jetë rreth 3 ditë më parë dhe se shkak mund të jetë bërë i ftohti. Kujtojmë se trupi i pajetë i 27 vjeçarit sirianë, është gjetur nga një grup klandestinësh të cilët kanë ndjekur të njëjtin shteg kalimi. Ka qenë pikërisht ky grup që ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen. Ndërkohë ekspertiza do të bëhet në Tiranë ku pritet të bëhen të qarta edhe shkaqet e vdekjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit