U gjet i pajetë në një kamion, 10-vjeçari dyshohet se vrau veten me armën e babait të tij

U gjet i pajetë në një kamion,…

Një 10 vjeçar është gjetur pa shenja jete në kabinën e një kamioni në Malishevë të Kosovës. Viktima është konstatuar ditën e djeshme, teksa i mituri është gjetur me plagë në anën e majtë të nofullës nga xhaxhai i tij, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri, një karikator dhe një gëzhojë.

Ndërkohë sipas zëdhënses së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku-Shehu. ama e zjarrit dyshohet të jetë e babait të viktimës.

“Djali ka qenë në kamion, është gjetur nga xhaxhai i tij. Është sekuestruar një armë zjarri brenda në kamion, është gjetur edhe një gezhojë, arma dyshohet të ketë qenë e babait të tij. Fëmija ka pasur plagë në anën e majtë të nofullës”, tha Juniku-Shehu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit