U gjet i pajetë në një pyll në Itali, ky është 39-vjeçari shqiptar

U gjet i pajetë në një pyll…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mësohet se Bledar Dedja është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Paderno del Grappa në Treviso të Italisë. Në trupin e 39-vjeçarit shqiptar janë konstatuar plagë të shumta thike. Ai është gjetur jashtë makinës së tij, një ‘Mercedes B class’, e cila u gjet e mbyllur.

Familjarët e tij pasi nuk kanë marrë asnjë thirrje dhe mesazh nga Bledari, kanë ngritur alarmin për zhdukjen e 39-vjeçarit që banonte në Asolo, pasi prej mbrëmjes së të shtunës nuk kishin patur asnjë kontakt me të. Zbulimi i trupit të pajetë u bë mëngjesin e së dielës, rreth orës 9:30, teksa policia italiane ka nisur hetimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit