Ështe identifikuar kufoma që u gjet mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Andrea Stefani” në Tiranë. Sipas policisë, trupi i pajetë dyshohet të jetë i shtetasit I. T., 75 vjeç.
Ndërsa bëhet me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.