U gjet i pajetë, zbulohet identiteti i 60-vjeçarit amerikan

U gjet i pajetë, zbulohet identiteti i…

Një 60-vjeçar amerikan është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas informacioneve për mediat, bëhet fjalë për  shtetasin Najebul Hasan.

Në vazot e luleve në apartamentin e tij i është gjetur lëndë narkotike hashash. Mësohet se ai i përdorte ato për sëmundjen që kishte.

Hasan jetonte prej 5 vitesh në Pogradec dhe kishte ardhur në këtë qytet pasi mjekët ia kishin sugjeruar për klimën.

Aktualisht është transportuar në morgun e Pogradecit ndërsa do të transportohet për në Tiranë për t’i bërë autopsinë.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e rëndimit të gjendjen shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit