U gjet i plagosur me mjete të forta, i riu ndërron jetë rrugës për në spital

U gjet i plagosur me mjete të…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.

Një djalë i ri, rreth 32 vjeç, është gjetur i plagosur në rrugë, por për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të Teqesë në lagjen ‘Zinxhira’.

Nga sa mësohet, i riu, që i përket komunitetit rom, është gjetur i shtrirë përtokë. Thuhet se ishte goditur me sende të forta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit