U gjet i vdekur në një kanal në Fushë-Krujë, zbulohet e shkuara e viktimës

U gjet i vdekur në një kanal…

Një 34-vjeçar u gjet i vdekur në Fushë-Krujë. Ai është një person i njohur për policinë. Një vit më parë ai u arrestua bashkë me një person tjetër duke transportuar 19 klandestinë kundrejt pagesës.

Mësohet se 34-vjeçari u gjet i pajetë nga familjarët e tij. Ak kishte një plagë në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:-Enea. Babasi, 26 vjeç dhe Indrit Ndoj, 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimetePolicisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës”, njoftonte policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit