U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës

U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon…

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” në lidhje me  gjetjen e trupit të pajetë të ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Morina ka zbuluar miqësinë e ngushtë me të ndjerin si dhe i ka shprehur ngushëllimet famijarëve të tij.

“Miku im i Dolfi shumë vështirë po e kam të shkruaj për ty. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Një humbje e madhe për ne. Kujtimi i tij do të jetë në zemrat tona. Ngushëllime”, shkruan Fjolla në Instagram.

Kujtojmë që Elezoviç u zhduk në 27 maj por që trupi i tij i pajetë u gjet dy ditë më parë në zonën Sveti Dorde në Ulqin.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit