U gjet i vrarë në lum, 38 vjeçari Alban Semaku i dënuar me vrasje, “i besuari” i Aldo Bares

U gjet i vrarë në lum, 38…

Pak orë më parë u bë publik identiteti i 38 vjeçarit që u gjet i vrarë në lumin Shkumbin.

38-vjeçari Alban Semaku, njihej dhe me emrin Elton Mermali.

Ai është ekzekutuar me 2 plumba dhe mendohet se në vendin që është gjetur i pajetë është hedhur nga ekzekutorët, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur në një vend tjetër.

Semaku nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2006, ai është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar për një vrasje të ndodhur në atë qytet. Po ashtu, kur kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu, në 2015, Semaku u arrestua sërish, pasi ka kanosur me armë zjarri për motive banale një pronar Servisi. Për këtë vepër penale ai është dënuar me 6 vite burg dhe mësohet se ka dalë nga qelia në 6 maj të këtij viti.

Semaku ndërkaq njihej dhe si anëtar i bandës së Lushnjës, e kryesuar nga Aldo Bare. Kjo bandë veproi për disa vite, deri kur Aldo Bare u arrestua në Turqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit