U gjet i vrarë në Peqin/ Ish-anëtari i bandës së Lushnjes u ekzekutua dhe u hodh në plehra

U gjet i vrarë në Peqin/ Ish-anëtari…

Personi që shikoni në fotot është Alban Semaku i njohur edhe me emrin Elton Mermali, anëtari i bandës së Lushnjës, shtetasi që u gjet i pajetë në breg të lumit Shkumbin, i vrarë me plumba pas shpine. 38-vjeçari, kishte në trup dy plagë të shkaktuara me armë zjarri, një pas shpine dhe një tjetër në brinjë.

Mësohet se i ndjeri është parë 4 ditë më parë në një Lokal të Lushnjës, pa shoqërinë  e personave të tjerë dhe më një jetë normale.

Alban Semaku, 38 vjeç, u identifikua nga e ëma në morgun e Elbasanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit