
Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i Pjetër Pecanit nga Forcat e Operacionales në Fier.
Sipas informacioneve, raportohet se Pecani i janë gjetur 3 automatik dhe pistoleta.
Kujtojmë se Pecani akuzohet për një vrasje të dyfishtë të ndodhur më 18 shkurt 2011.
Ai ishte pronar i kompanisë së betonit “Paçani Sh.p.k” ne Laç ndersa sipas Gjykatës së Tiranës është autor i vrasjes së Ndoc Zymajt dhe Vlash Gjeçit ne autostraden Laç – Fushë krujë.
Dyshohet se shkak i këtij krimi të dyfishtë ka qenë një kontratë huamarrje mbi 100 mijë euro.