
Zbardhen emrat e dy motrave që janë qëlluar për vdekje me armë zjarri. Bëhet fjalë për Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin, megjithatë nuk dihet ende se kush prej tyre ishte në lidhje me 59-vjeçarin me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë vrarë me breshëri kallashnikovi nga bashkëjetuesi i njërës prej tyre. 59-vjeçari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Përparim Tela (Ademi) nuk e ka pranuar dot ndarjen dhe në sherr e sipër ka qëlluar ndaj bashkëjetueses së tij, por plumbat nuk kanë kursyer të motrën. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur punën për kapjen e autorëve të ngjarjes./dosja.al